Viti i ri akademik, nis aplikimi për kartën e studentit

16 Shtator 2020, 13:17| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 13:21

  • Share

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, kanë filluar dhe aplikimet për kartën e studentit.

Bashkia e Tiranës dhe Rezidenca Studentore Universitare nr.2 kanë vënë në dispozicion një sportel i cili do të shërbejë për pajisjen me kartë të çdo studenti.

Karta e Studentit është një mjet i domosdoshëm për çdo student pasi i lehtëson ata në shumë shërbime duke ofruar skonto në qindra subjekte.

Nëpërmjet kartës së studentit, përfituesit do të kenë akses në shërbimet me çmime të reduktuara në masën 50 apo edhe 70 për qind, në fushën e institucioneve të artit dhe kulturës e në muze publikë, parqe kombëtare arkeologjike dhe monumentet e kulturës.

Një tarifë zero aplikohet edhe për shërbimet e ofruara në kuadër të edukimit artistik përmes artit, kulturës dhe turizmit kulturor në skena dhe ambiente të hapura, nga institucionet e artit dhe trashëgimisë kulturore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?