Mbjellja e fidanëve në Delvinë

Viti i Pyjeve, nis mbjellja e 2 mijë fidanëve të pishave në Delvinë

29 Janar, 15:40| Përditesimi: 29 Janar, 15:50

  • Share

VLORË- Në Delvinë ka nisur mbjellja e fidanëve të parë për vitin 2024.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili shkruan në facebook, se po mbillen 2 mijë fidanë pishe në kuadër të ‘Vitit të Pyjeve’.

“Në Delvinë nisin mbjelljet e para për këtë vit, me 2 mijë fidanë të rinj pishe për Vitin e Pyjeve”- shkruan Rama.

Kujtojmë se ministrja e Turizmit dheë Mjedisit, Miral Kumbaro në 2023-in në 100 vjetorin e krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, tha se 2024-a do të jetë viti i pyjeve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?