Foto ilustruese

Viti i ardhshëm shkollor nis në 12 shtator! Nxënësve do u shtohen dhe 1 javë pushime në prill, ministrja: Të argëtohen dhe të vijnë me energji të reja

11 Maj 2022, 18:23| Përditesimi: 11 Maj 2022, 18:35

  • Share

TIRANË- Viti i ardhshëm shkollor për sistemin parauniversitar, pra shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet mësimi do të nisë në datë 12 shtator 2022. Lajmi është konfrimuar nga Ministria e Arsimit, ku mes të tjerave ka bërë me dije se do të ketë edhe disa ndryshime në strukturë.

Kjo sepse fëmijëve do t'i shtohen edhe 1 javë pushim, që do të përkojë me fundin e semestrit të dytë. Kjo periudhë, sipas ministres Evis Kushi, do të shërbejë që fëmijët të marrin energjitë e duhura për t'u rikthyer më me energji për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

"Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.  Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim. Suksese të gjithëve", shkruan Kushi.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?