Viti 2021 fillon me viktima në aksidentet rrugore, eksperti: Shkaqet më të shpeshta, shpejtësia dhe parakalimi i gabuar (VIDEO)

4 Janar 2021, 16:08| Përditesimi: 4 Janar 2021, 16:18

  • Share

Fillimi i vitit 2021 ka sjellë bilanc të frikshëm viktimash si pasojë e përplasjeve nga aksidentet rrugore. Vetëm në ditën e dielë janë regjistruar në të gjithë vendin 6 përplajse fatale, të cilët kanë prodhuar 4 viktima dhe disa të tjerë të plagosur.

Report Tv ka siguruar pamjet e rënda nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një minibus, mbeti i vdekur pasagjeri i “Volksëagenit”, Kledis Deda dhe 6 të tjerë të plagosur.

Siç shihet nga videoja e Report Tv, automjeti tip “Volksëageni” ka bërë parakalim të gabuar me shpejtësi të madhe, dhe i ka dalë përpara minibusit duke u përplasur “kokë më kokë” me këtë të fundit.

Në pranga ka përfunduar drejtuesja e mjetit. 29 vjeçarja akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sipas ekspertëve, shkak kryesor është shpejtësia dhe parakalimet e gabuara. Tek këta të fundit, ka një kulturë të dobët të sigurisë rrugore.

“Mendoj që ka ndikuar tejkalimi i shpejtësisë mbi normat, por edhe norma të tjera të sjelljes që nuk zbatohen nga përdoruesit e rrugës, siç janë parakalimet e gabuara. Në parakalimet e gabuara kjo vjen për dy arsye. E para është kultura e vogël e sigurisë rrugore dhe respekti i vogël që kanë këta përdorues rruge për jetën” – tha eksperti Artur Sulçe.

Eksperti Artur Sulçe ngre edhe shqetësiëmin e sinjalistikës rrugore, edhe pse sipas tij, rastet e aksidenteve për këtë shkak janë më të vogla.

“Ka patur vende në të cilat ka qenë edhe sinjalistika e gabuar, të cilat sjellin edhe këto elemente të aksidenteve. Por, problemet e sinjalistikës kanë qenë në një shkallë më të vogël, në raport me mospërshtatjen e normave të sjelljes të përdoruesve të rrugës” – u shpreh ai.

Sulçe hedh akuza edhe ndaj organit të akzuës. Sipas tij, prokuroritë e rretheve duhet të funskionojnë më mirë për aksidentet.

“Po ashtu, edhe prokuroritë periferike në qytetet nga Ura e Gjolës e më lartë, disa nga ato e shikojnë si një zyrë trajtimi të dëmeve, jo një organ akuze apo edhe pjesë të veçantë të gjyqësorit, atëherë ju e kuptoni shumë mirë, aksidentet ndodhin dhe do të vazhdojnë të ndodhin” – tha Sulçe.

Eksperti vë në pah një tjetër shqetësim.

“Gara në një vend të paautorizuar do sjellë patjetër aksidente dhe dëme shumë të mëdha” – u shpreh së fundmi eksperti.

Në 11 muajt e parë të vitit 2020 janë regjistruar në total 1,121 aksidnete, shifër kjo më e ulët se e njëjta periudhë e vitit 2019. Si pasojë e akidenteve janë regjistruar një numër i konsiderueshëm viktimash, në disa prej akseve që njihen tashmë si rrugët e vdekjes.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici: 04/01/2021 17:49

    Nuk ka mendim eksperti ne nje gerdec qe pershkon policine rrugore qe nga koka e deri tek polici me i vogel!! Rrihen drejtoret vendore qe te marrin haracin ditor nga shefat e qarkullimit por keta e dorezojne ne drejtori te pergjithshme dhe ju fryhen drejtoreve te tyre si kaposhe......Duhet te shembet kjo skeme qe te rregullohet siguria rrugore ne Shqiperti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?