Virozat në Elbasan shtojnë fluksin në urgjencë, çdo 24 orë kërkojnë ndihmë mbi 170 qytetarë

19 Tetor 2023, 19:25| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 19:41

  • Share

Luhatja e temperaturave, ka bërë që në urgjencën e spitalit të Elbasanit të ketë fluks të shtuar pacientësh me temperaturë por edhe shenja të tjera shoqëruese. Çdo 24 orë, mbi 170 qytetarë kërkojnë ndihmë nga bluzat e bardha.

“Duke ndryshuar klima, kemi dhe rritje të rasteve që paraqiten në urgjenca. Janë me temperaturë, diarre, të vjella. Janë shenja të stinës. Ka rritje të numrit të urgjencave, por me ndryshimin e klimës kemi 150 deri në 170 dhe më tepër. Në momentin që shfaqin diarre, të vjella të kontaktojnë me mjekun e familjes, por në rast se kanë dhimbje koke, mbajtje fryme të paraqiten menjëherë në urgjencë. Rastet më të komplikuara janë ata me probleme shoqëruese”, tha Ergys Mici, Shefi i Urgjences Elbasan

Shefi i Urgjencës, Ergys Mici tha se shumë shpejt do te vijnë vaksinat e gripit.

“Për këtë stinë bëhet dhe vaksina e gripit. E gjithë popullata, nëse këshillohet nga mjeku i familjes, ta bëjnë. Është shumë e rëndësishme për të parandaluar komplikacione të ndryshme.

Që virozat të kalojnë sa më shpejt, këshillohet shmangie të ambienteve të mbyllura, konsumim i supave, lëngjeve por edhe ecje në ajër të pastër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?