Virozat e stinës, fluks në spitalin e Gjirokastrës, mjeku: Janë dyfishuar vizitat, gripi më agresiv se vitet e tjera

2 Shkurt 2023, 09:18| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 09:27

  • Share

Muaji janar solli shtim të rasteve me viroza në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës dhe Pavionin e Pediatrisë në spitalin “Omer Nishani”.  Mjeku Rovin Laro tha për Report Tv se ditët e fundit janë dyfishuar vizitat.

“Ulja e imunitetit dhe shtimi i rasteve është tregues eksponencial”, tha ai.

Të prekura janë të gjitha grupmoshat, por sidomos ata që punojnë në administratë apo fasoneri për shkak të kontakteve të shumta. Sipas mjekut, gripi stinor është më simptoma më të rëndë krahasuar me vitet e kaluara.

 “Gjendja e klinike është më e rënduar se vjet, me temperatura të larta mbi 39”, u shpreh Laro.

Ndërsa specialisti i Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Vaso Bashari tha se paralelisht po kryhen dhe testimet për COVID-19.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?