Ulja e temperaturave, nga mbi 10 gradë celcius deri në minus 2 gradë, ka sjellë shtim të numrit të të sëmurëve me virozat e stinës në Berat. Mjekët e urgjencës shprehen se ka qindra vizita në ditë, deri në 130 persona gjatë 24 orëve në urgjencë ndërsa në pediatri 100. Më të prekur nga virozat janë moshat nga 1 deri 14 vjeç si dhe moshat e treta.
Sipas mjekes Isida Golemi njëkohesisht nëndrejtoresha e spitalit rajonal të Beratit, këtë fillim viti ka një fluks tepër të madh vizitash për shkak të virozave të stinës.
Mjekja Golemi shprehet se nga 1 janari deri sot ka patur mbi 1000 vizita në urgjencë prej të cilave 900 janë në pediatri.
“Përsa i përket inflamacionit më tepër shfaqet në rrugët respiratore dhe ato kardiovaskulare ndërsa rastet më të rënda i dërgojmë në Tiranë. Duke qenë një spital rajonal vijnë pacientë nga Skrapari Kuçova apo Dimali e Poliçani kjo vështirëson punën e mjekut ndaj më shumë duhet të punohet nga mjekët e familjes Pacientët mos të vijnë për nje vizit të thjesht në urgjencë, këtu të vijnë rastet më të rënda”- u shpreh mjekja ndër të tjera.
Mjekja Golemi thekson se shtimi i fluksit emigrantëve është një tjetër faktor shtimin rasteve të virozave por theksoi se situata është nën kontroll.
B.V//ReportTv.al“Jemi duke bërë përgatitjet për analizën vjetore ku nuk përjashtohen edhe rastet me covid. Ndaj këshilla ime është të shmangen grumbullimet si dhe të ketë perkujdesje, duke u paraqitur te mjeku i familjes që në simptomat e para”- shtoi Golemi.