Virozat e stinës, 70-90 vizita në ditë në pediatrinë e Vlorës! Mjekja: Vijnë me temperaturë të lartë e dhimbje fyti

31 Janar 2022, 08:26| Përditesimi: 31 Janar 2022, 08:51

  • Share

Virozat e stinës, por edhe COVID-19, ka shtuar fluksin e vizitave në pediatrinë e Vlorës. 70 deri në 90, është numri i pacientë të vegjël që paraqiten në spital gjatë 24 orëve sipas shefes së këti shërbimi Rina Llanaj.

“Numri i vizitave në 24 orë varion deri në 70 vizita, por varet nga dita në ditë. Të dielën, numri i vizitave shkon deri në 90 vizita. Problematika është e ngjashme, me këputje, temperaturë të lartë, të vjella dhe dhimbje fyti e trupi”, tha mjekja.

Llanaj këshillon nënat që të jenë të vëmendshme dhe të kërkojnë menjëherë shërbimin shëndetësor kur shohin që fëmijët shfaqin shqetësime, ndërsa numrin më të madh të vizitave e zënë të vegjlit, nga 0 deri në 4 vjeç.

“Nga qyteti shifra është edhe më e lartë, pasi lidhet me shumë faktorë, nga kontaktet, ambientet e mbyllura dhe temperaturat tepër të ulëta këtë javë që shtone dhe më tej këto viroza”, tha mjekja.

Rritja e numrit te vizitave lidhet edhe me uljen e temperaturave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?