Virozat e stinës, rritet numri i
pacientëve të vegjël në pediatri

6 Janar 2014, 13:11| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Virozat e stinës kanë mbipopulluar pediatrinë e QSUT-së dhe ambulancat e lagjeve. Në urgjencën e këtij spitali, paraqiten çdo ditë rreth 200 raste, ndërsa në sistemin parësor paraqiten rreth 10-12 raste në ditë.
 
Por për mjekët, duke iu referuar muajit ku ndodhemi, kjo është një situatë normale. Ata na shpjegojnë edhe simptomat që na bëjnë të kuptojmë se po prekemi nga virozat e stinës.
 
Por mjekët nuk harrojnë të japin edhe këshillat se si duhet të veprojmë për të shmangur ndonjë komplikacion të mëtejshëm nga virusi i gripit.
 
Por dyndja në QSUT, ka vënë në vështirësi mjekët e këtij spitali, të cilët duhet të merren me një grip të thjeshtë, kur këto raste duhet të trajtohen në sistemin parësor.
 
Sipas mjekëve kurba e të prekurve do të vazhdojë të rritet deri në muajin shkurt, kur pritet të jetë edhe piku i virozës së stinës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?