Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ Astrologia Meri Gjini tha se pritet përgjthësisht një muaj i mbarë dhe për të gjitha shenjat.
Ajo u shpreh se ata që kanë planifikuar pushimet rreth datës 10 të korrikut deri ne 9 të gushtit ata do të jenë edhe më të privilegjuarit. Ajo shprehet se Saturni tek Bricjapët nxorri një problematikë të re, për tu kujdesur për veten tonë, dhe për tu kujdesur për profesionin dhe ekonominë dhe këto do të jenë problematika që do të zgjasin në kohë.
Dashi:
Marsin e kanë me vete, dëshira të mëdhaja, plane të mëdhaja, arritje të mëdhaja përsa i përket ekonomisë apo për të pasur sigurinë ekonomike të tyre dëshira është e madhe, energjia është e madhe ndërkohë që propabiliteti apo mundësia reale apo zgjedhjet reale nuk janë shumë të zgjeruara por janë të kufizuara duhet të zgjedhin me kujdes ku do ta kanalizojnë energjinë e tyre, ku do ta kanalizojnë drejtimin dhe cfarë është e mundshme me qëllim që mos të humbasin apo të arrijnë në vakum….
Demi
Duhet të riorganizojnë raportet profesionale me bashkëpunëtorët e tyre duke rinegociuar apo duke rivendosur me planë tjetër apo futjen në një njohje të re apo shoqëri të reja, të gjitha këto në shërbim të profesionit, në shërbim të sigurisë të ekonomisë. Ekonomia është qëllimi i muajit dhe do ti japi mundësi për buzëqeshje. Rreth datës 20 për demat do të rezultojë periudhë e mirë, përsa i përket ekonomisë por në pjesën e dytë të muajit . Pjesa e parë shoqërohet me këtë ankthin si ta rregullojmë. Ndërkohë që përsa i përket pjesës sociale do të ndjehen të mirëpritur kudo….
Binjakët
Kjo shenjë me pjesën sociale, me pjesën e dashurisë, me pjesën e dhënies së përgjigjes që u duhet për pikëkpyetjet që i shqëtësojnë kohët e fundit, është qëllimi dhe është ngjyrosja e gjithë 15 ditëshit të parë, të muajit. Janë me paqartësi të vogla apo me anullime të vogla, po kthime mbrapsht të vogla, por që gjithsesi në fund të pjesës së parë në fund të eklipsit do të kenë disa përgjigje. Pjesa sociale është ajo që do të ngjyrosi më bukur dhe njëkohësisht edhe qartësimi në pjesën emocionale.
Gaforrja
Paqartësitë që kanë rreth e qark në mendim apo në hapsirën ku funksionon bën që të jenë, më arrogantë, më nervoz, pra duan të imponohen në formën e tyre, dhe kjo mund të sjelli përplasje si me eprorët por edhe me njerëzit që kanë posht vetes. Do të duhet ta kontrollojnë në fakt, sidomos në datën 4, 5, 6, nëse e kalojnë me lehtësi këtë pjesë pa përplasje, ta shmangin, munden që ta shamngin kështu jam e sigurtë që do të rrjedhin lirshëm.
Luani:
Luanët energjinë e tyre do të duhet ta kanalizojnë nëpërmjet sporteve, aktiviteteve, apo grupimeve, e kanë shumë të thjeshtë për ta bërë një gjë të tillë, sepse vera u shkon shumë. Dielli u shkon shumë, fillojnë muajin e tyre pas datës 20 kështu që do ta kene të lehtë për të menduar gjëra të bukura dhe për ta kanalizuar energjinë ku duhet.
Virgjëresha
Janë të privilegjuarit përsa i përket kohës, nga kjo periudhë janë ata që do të marrin më të mirën, do të dalin më të qartë, më të sigurtë, më solid. Pra, nga të gjithë ne të tjerët ata do të korrin më shumë, që këtë do ta kenë në drejtim të planeve të zhvillimit të tyre. Pjesa e dytë e muajit, do të ketë një formë lehtësie për ekonominë dhe profesionin.
Peshorja
Luhatje të forta të humorit, apo duke shpallur luftë me veten apo me cfarë ka rreth e rrotull është ndjesia e ditëve të korrikut. Janë të zhgënjyer nga vetja nga pritshmëritë që kishin për veten. Kjo sjell këtë ndjesinë e disforisë dhe të grindjes dhe do të ishte mirë që të mos bënin analiza rreth vetes, duke gjykuar veten apo të tjerët. Mbas datës 15 do të kënë mundësinë të relaksohen.
Akrepi
Ata që kanë organizuar pushimet këtë muaj do të kalojnë në formën më të mirë të mundshme. Për ata data 12 me 9 gushtin është periudha më e mirë, dhe pjesa më e madhe i ka planifikuar , pjesa më e madhe do të shijoj pushimet. Dhe shumë shumë pak si këshillë do tju thoasha me harxhimet, domethënë atë pjesën e harxhimeve gjatë kësaj vere do të ishte mirë që ta reduktonin, të jenë pak të kujdesshëm.
Shigjetari
Grindje në raportet personale, shfryrjnë atë negativitetin që do te mbledhin jashtë e shkarkojnë në shtëpi, do ta paguajë partneri i tyre. Ajo që është e mirë për shigjetarët në këtë periudhë është që nëpërmjet njerëzve që do të bashkëppunojnë jashtë shtëpie do të kenë mundësi që të mbushen me optimizëm për cështjen e punëvë të tyre. do të jenë shumë të mirë jashtë shtëpie por të ngurtësuar brenda shtëpie, deri në datë 12 duhet të jenë shumë të kujdesshëm.
Bricjapi
Familja, detyrimet e shtëpisë, trupit, profesionit do të vazhdojnë të kulmojnë. Duket se fati ka vendosur që t’i impenjojë me detyrimet e dimrit. Gjatë ditëve të eklipsit, nuk duhet të marrin vendime për jetën e tyre personale sepse do të pendohen, ti shtyjnë për pak më vonë.
Ujori
Të pakënaqur me jetën personale të tyre, prisnin shumë dhe morën pak, dhe kjo është analiza që do të ngjyrosi të gjtiha ditët e eklipsit. Do ti buzëqeshi ekonomia pak në pjesën e parë dhe më shumë në pjesën e dytë.
Peshqit
Cështja e ekonomisë është cështja e parë e peshqëve dhe e dyta kujdes nga shqetësimet me shëndetin, duhet të jenë të shkujdeshëm me veprimet e tyre. Mbas datës 15 do të jëtë shumë pozitive pjesa e humorit për këtë shenjë. Hëna e re do të rezultojë shumë pozitive. Qetësia për të nesërmen i bën të lumtur sot.
D.M./ReportTv.al