Vipat që janë miq që në fëmijëri

18 Korrik 2014, 11:03| Përditesimi:

  • Share
Revista Us Weekly ka mundur të mbledhë fotot e fëmijërisë së të famshmëve të showbizit të huaj me miqtë e tyre më të mirë.

Paris Hilton dhe Nicole Richie janë rritur së bashku në lagjen e pasur “Bel-Air”.

Leonardo diCaprio dhe Tobey Maguire kanë qenë miq që të vegjël pasi luajtën në dramën “The Great Gatsby”.

Dy miqtë, Justin Timberlike dhe Ryan Gosling janë takuar për herë të parë në klabin e Mickey Mouse dhe Ryan ka jetuar në shtëpinë e Justin për 6 muaj kur mamaja e ti Donna ka udhëtuar drejt Kanadasë për punë.

paris hilton

Kim kardashian dhe Nicole Richie kanë ndarë me miqtë një foto të moshës 13 vjeçare duke shkruar “rikthim”.

Të dyja kanë jetuar pranë njëra tjetrës dhe në të njëjtin rreth miqësor për shkak të baballarëve të tyre të fuqishëm, Lionel Richie dhe Robert Kardashian.

Demi Lovato dhe Selena Gomez janë takuar që në moshën 7 vjeçare në Barney & Friends dhe vazhdojnë ende të jenë mikesha pavarësisht një krize shoqërore që kanë pasur gjatë këtij viti ku Demi ndaloi së ndjekui Selenën në Twitter.

Courtney Love and Drew Barrymore janë takuar në një banjo duke tymosur.

Courtney ishte 18 vjeç, ndërsa Dreë vetëm 9 vjeç dhe mbetën shoqe.

Kate Hudson dhe Liv Tyler janë njohur për shkak të rrethit miqësor të përbashkët të familjeve të tyre të ngritura dhe u bënë të pandashme kur u takuan në të njëjtin universitet për Artin dhe Shkencën në vitin 1990.

Naomi Watts dhe Nicole Kidman janë “Best Friend Forever” që në universitet.

Cameron Diaz dhe Snoop Dogg janë dyshja e fundit që janë njohur në Universitet dhe vazhdojnë miqësinë e tyre të ngushtë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?