Vipat që braktisin rrezet
dhe nxihen me pudër të errët

8 Korrik 2014, 19:13| Përditesimi:

  • Share
Make-upi çokollatë është më i dashuri për femrat.

Ta arrish këtë ngjyrë në fytyrë nëpërmjet rrezeve natyrale të diellit është një mënyrë.

Por ta arrish atë nëpërmjet pudrës pluhur është një mënyrë tjetër dhe kështu veprojnë personazhet Vip.

jennifer lopez

Kjo arrihet duke përdorur make-upin 2 numër më të errët se ngjyra e lëkurës dhe për fytyrat shumë të bardha nevojitet edhe një nuancë karamel shtesë.

Të quajtura stil brazilian, këtë make-up e kanë aplikuar Jennifer Lopez dhe Heidi Klum.  

Lily Aldridge e Izabel Goulart kanë arritur ta ndërtojnë këtë lloj tualeti në mënyrë uniforme dhe më pas kanë errësuar  mollëzat.

Sytë përgjithësisht shihen se preferohen në nuancë të artë.

Kim Kardashian përdor thuajse gjithmonë këtë lloj tualeti në jetën e saj të përditshme.

Vipat preferojnë edhe dritë ose shkëlqim në fytyrë në pjesën frontale por është mirë që të arrihet një make-up me lëkurë natyrale.

Ndër vipat që preferojnë një lëkurë pa nxirje është Miley Cyrus dhe këto vipa preferojnë një nuancë të lehtë “të artë” me mollëza pjeshkë ose rozë dhe me pak dritë.
Redaksia Online
(g.m/shqiparja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?