Anna Oxa e Iljard Shaba, dy shqiptarët e Sanremos! Çfarë ndodhi në mbrëmjen e dueteve (VIDEO+FOTO)

11 Shkurt 2023, 07:15| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 17:24

  • Share

Në mbrëmjen e katërt, dedikuar dueteve Sanremo drejtoi reflektorët tek 28 këngëtarët në garë... I përfolur si fitues i mundshëm, e pritur me kritika pozitive për performancën e tij, deri edhe nga artistët shqiptar... Marco Mengoni u kualifikua si fitues i kësaj nate me “Let it be”, shoqëruar nga Kingdom Choir...

Një tjetër artist shqiptar, përzgjodhi Anna Oxa, për të duetuar “Un emozione da poco”, këngën me të cilën debutoi në Festival 45 vite më parë.  Performanca e violonçelistit Iljard Shaba, e magjia vokale e këngëtares me origjinë shqiptare, siç do të komentonin mediet ‘zgjuan’ publikun e Ariston...

Gjatë kësaj mbrëmje, iu bë një homazh special artistit Peppino di Capri, të cilit iu dorëzua çmimi “Citta di Sanremo” për karrierën. Në shenjë mirënjohje, 83-vjeçari, këndoi bashkë me publikun këngën e tij “Champagne”...

Protagonistja e mbrëmjes së katërt, në moderim dhe për monologun e saj për mëmësinë, ishte aktorja Chiara Francini...  Në fjalën e shkruar të saj, nisur nga historia personale, përshkruhet vështirësia e të qenit grua në karrierë, ritmin e orës biologjike por edhe ndjesitë e fajit...

Si homazh në Ditët Përkujtimore të viktimave italiane që u vranë a internuan nga Tito, Amadeus lexoi një fragment nga libri “Vajza e vogël me valixhe” ...

Kthimi i Carla Brunit në Sanremo ishte po ashtu një nga momentet që tërhoqën më shumë vëmendje, ndërsa në paskuinta, e priste bashkëshorti, Nicolas Sarcozy

Mes mesazheve e performancave, nuk munguan as interpretimet rebele, si të grupi “Articoli 31” dhe Fedez, që ndërsa këndonin brohoritën “Giorgia, legalizoje’ duke ju referuar drogave të lehta...

Mbrëmje e mbartur me emocione, aq sa këngëtari Eros Ramazzoti në duetin e tij me Ultimo, harron fjalët e këngës... ndërsa mes duartrokitjeve u prit edhe performanca e dy këngëtareve të njohura, po ashtu mikesha, Giorgia dhe Elisa.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ela: 11/02/2023 09:28

    Kot fare,10 sekonda performance dhe zero sukses.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?