Vinin baste sportive online, katër të rinj në pranga në Tiranë

12 Shkurt, 09:46| Përditesimi: 12 Shkurt, 09:47

  • Share

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi vinin baste sportive online. Gjatë kontrolleve në disa subjekte në Kombinat, katër të rinjtë janë kapur duke vënë baste sportive online.

Policia u sekuestroi dhe 4 celularët e tyre si provë materiale, pasi u gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vendosjen e basteve online.

Falë operacionit "Eleven day" ranë n prangat e policisë shtetasit: M. O., 22 vjeç, A. I., 28 vjeç, E. C., 24 vjeç, dhe K. D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

“Komisariati i Policisë Nr. 6 finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar "Eleven day". Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 4 shtetas. 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Eleven day".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit M. O., 22 vjeç, A. I., 28 vjeç, E. C., 24 vjeç, dhe K. D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?