Vinin baste sportive online, 7 të arrestuar në Durrës e Kavajë

13 Nëntor 2023, 11:51| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 13:02

  • Share

DURRËS- Shtatë persona janë arrestuar në Durrës dhe Kavajë pasi vinin baste sportive online. Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit ‘Basti i fundit’ në disa lokale, 7 të arrestuarit janë kapur duke vënë baste sportive.

Mes personave të vënë në pranga është edhe pronari i një lokali, Erjon Hoxha, i cili nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi në Kavajë. Ata u arrestuan në 5 lokale të ndryshme në Kavajë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të arrestuar

Rajner Bali, 30 vjeç, banues në Durrës

Arjan Kulla, 33 vjeç, banues në Durrës

Denis Shemun, 30 vjeç, banues në Durrës

Shpëtim Daiu, 52 vjeç, banues në Kavajë

Erjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Kavajë

Ermir Çela, 32 vjeç, banues në Kavajë

Totila Okshtuni, 32 vjeç, banues në Kavajë

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?