Vinin baste sportive online, 2 në pranga dhe 4 në hetim në Tiranë

10 Prill, 10:42| Përditesimi: 10 Prill, 10:53

  • Share

TIRANË- Dy persona kanë rënë në pranga dhe 4 të tjerë janë vënë në hetim në Tiranë, pasi vinin baste sportive online.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa subjekte dhe në celularët e personave të arrestuar dhe vënë në hetim janë gjetur gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.            

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Vakum". 

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. R., 31 vjeç, dhe R. M., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. D., 60 vjeç, A. A., 40 vjeç, A. E., 47 vjeç, R. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë”, njofton policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?