Vinin baste sportive, 4 të rinj në pranga dhe 3 në hetim në Tiranë! Sekuestrohen para e euro

2 Shkurt, 08:56| Përditesimi: 2 Shkurt, 12:18

  • Share

TIRANË- Katër të rinj kanë rënë në pranga dhe tre të tjerë janë vënë në hetim në Tiranë pasi vinin baste sportive online. Ata janë kapur gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu, ku disa subjekte ishin vënë në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit.

Të rinjve u janë gjetur në celular faqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.    

Gjatë operacionit janë sekuestruar 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.  

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. M., 25 vjeç, E. S., 22 vjeç, Sh. N., 32 vjeç, A. S., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 50 vjeç, O. Sh., 23 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 02/02/2024 10:06

    Ky show qe ben policia,shteti,prokuroria etj eshte vajmedet.Kapin lojtaret e lagjeve,nderkohe qe companite qe organizojne bastet online,nuk kane asnje problem.Shteti i di,ata paguajne,e shteti i lejon,dhe kapin keto gjynofqaret."Bravo" policia,shteti,qe duam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?