Momenti i rastit të humbur dhe Vini Jr duke dhënë autografe

Vinicius Jr bëhet viral në rrjet, humb rastin e pabesueshëm dhe lë ndeshjen për të dhënë autografe (VIDEO)

25 Qershor 2023, 09:50| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 09:54

  • Share

Shumë futbollistë po qëndrojnë në Amerikën e Jugut për pushimet e tyre pas sezonit futbollistik. Në Brazil u zhvillua një ndeshje miqësore mes miqve të Ronaldinhos dhe Roberto Carlos.

Gjatë ndeshjes bëri bujë një rast i humbur i brazilianit Vinicius Jr dhe më pas reagimi i tij.

Ylli i Real Madrid mori një pasim të jashtëzakonshëm nga Paulo Dybala, derisa doli i vetëm përballë portierit dhe nuk arriti të shënonte duke goditur shtyllën.

Pas rastit të pabesueshëm që e humbi, Vini Jr u afrua te tifozët mbrapa golit duke filluar të dhuroj autografe për ta dhe duke e harruar për një moment ndeshjen.

Ky veprim i brazilianit është bërë viral në rrjetet sociale me videon që është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në të gjitha anët.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?