Tatuazhi i Vinicius

Vinicius i Real Madrid, tatuazhi në shpinë është i pabesueshëm! Dy pikëpyetjet e ngritura (FOTO)

31 Dhjetor 2023, 15:38| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 15:37

  • Share

Real Madridi është rikthyer në stërvitje këtë fundjavë në Valdebebas me një lajm të mirë që ishte Vinicius në seancën e ekipit. Braziliani tashmë është duke menduar për rikthimin e tij në skuadrën e Carlo Ancelottit pas dëmtimit. Vinicius duket se nuk e ka kaluar kot kohën e rikuperimit, duke bërë një tatuazh gjigant në shpinë me disa nga personazhet e njohura të sportit.

Ganga, artisti nga Murcia, i cili ka bërë tatuazhe mes yjeve të tjerë ndërkombëtarë, LeBron James , Alcaraz dhe Drake, tashmë ka lënë vulën e tij tek Vini, i cili donte të ngjyroste shpinën e tij me legjendat e sportit si Kobe Bryant, Pele, Michael Jordan apo Muhammad Ali.

Përveç këtyre imazheve spektakolare, në anën e pasme është shkruar fjala 'Mentalitet' ose simbolika 'Jetët e zezakëve kanë rëndësi'. Vetë Ganga është ai që e tregoi rezultatin në rrjetet sociale dhe e bëri këtë me një mesazh.

“Ishte fantastike të përfundova vitin 2023 me këtë tatuazh të mrekullueshëm në shpinë të bërë në 8 orë për vëllain tim Vinicius, gjithmonë me ekipin tim". Dy pyetjet që ka lënë tatuazhi i Vinit Tatuazhi ngre dy pyetje për përdoruesit në rrjetet sociale.

E para, kush është njeriu që shfaqet lart majtas duke buzëqeshur me syze dielli dhe e dyta, pse Michael Jordan gjuan me të majtën kur luante me të djathtën?

Tatuazhi i Vinicius

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 31/12/2023 15:50

    Dhe e treta pse te gjithe zezake?!mos kemi te bejme me racizem kunder te bardheve.pergjigjja ime eshte pune jevgjish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?