Silvio Berlusconi

Vila, makina, para dhe varka luksoze marramëndëse! Berlusconi mbret i Scrooge me mbi 50 mln euro të deklaruara

10 Shkurt 2022, 03:58| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 04:18

  • Share

Drejtuesi i ‘Forza Italia’ kryeson ende podiumin e politkanëve më të pasur në Itali. ‘Mbreti i Scrooge’, në vitin 2021, deklaroi hapur në organet tatimore një shumë të tatueshme mbi 50 milionë euro. Shumë e cila e çon ish- liderin Italian të klasifikuar në Itali dhe Evropë si një ndër politikanët më të paguar. Në raport me të njëjtën periudhë, shuma e tatueshme e kryeministrit aktual Mario Draghi është afërsisht 528 mijë euro. Përveç shumës së tatueshme, në përgjithësi ajo e Berlusconit është një pasuri e dhënë nga shuma e parave në bankë, aksionet, vilat që zotëron dhe makinat në emër të tij, raportoi La Repubblica.

Nga pamja online e deklaratës tatimore të Berlusconit, lideri blu, eurodeputeti që nga viti 2019, ka marrë 50 milionë e 661 mijë e 390 euro, baraz me 3 milionë euro më shumë se ato të arkëtuara një vit më parë. Në vitin 2018 (në raport me periudhën tatimore 2017), ai mori pak më shumë se 48 milionë euro (Conte kishte deklaruar asete prej 370 mijë euro në atë kohë). . Në vitin 2019 ‘paga’ e numrit një të Forza Italia mbeti thelbësisht e pandryshuar, për të arritur më pas në 47 milionë e 492 mijë euro të arkëtuara në vitin 2020.

Deri në shpalljen e vitit 2020, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Berlusconit nuk kanë ndryshuar. Formulari i dorëzuar tek autoritetet tatimore në vitin 2021, megjithatë, tregon pronësinë e një vile në Komunën e Casatenovo, e cila duhet të korrespondojë me Villa Maria di Rogoredo di Casatenovo (afër Arcore), ku për një periudhë të caktuar jetoi me ish e dashura e tij, Francesca Pascale.

Trashëgimia e Berlusconit përfshin gjithashtu një Audi A6 dhe tre varka ekstra-luksoze: "San Maurizio" (blerë në 1977), "Magnum 70" (nga '90) dhe varkën me vela "Principessa vai via" (nga 1965). Ky i fundit, thonë ata, vitet e fundit do t'i shitej pronarit të Mediolanum Ennio Doris, por tashmë është rikthyer në pronësi të liderit blu. Përveç kësaj, qeveria Draghi (e cila mori detyrën më 13 shkurt) i solli ‘fat’ liderit blu, ndërsa Conte bis 'i hoqi' rreth gjysmë milioni euro: me 'avokatin e popullit' në Palazzo Chigi (nga 1 qershor 2018 deri në shkurt. 2021) presidenti i Forza Italia në fakt ka fituar më pak, duke shënuar një ‘humbje’ prej 518 mijë e 449 euro. Berlusconi ka qenë gjithmonë në krye të renditjes së më të pasurve.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?