Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Viktor Orban akuzon Bashkimin Europian për 'hungarofobi'

21 Dhjetor 2022, 18:36| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 18:40

  • Share

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar Brukselin për “hungarofobi”, duke thënë se paragjykimet, në vend të shqetësimeve lidhur me korrupsionin, kanë vonuar marrëveshjen e fundit me BE-në lidhur me fondet e ngrira për Budapestin.

Komisioni Evropian kishte rekomanduar ngrirjen e fondeve në vlerë prej 13 miliardë eurosh, të dedikuara për Hungarinë, teksa kërkonte nga ky shtet të shtynte përpara reformat kundër korrupsionit.

Por, gjatë këtij muaji u arrit një kompromis, pasi BE-ja u pajtua të zvogëlonte shumën e fondeve të bllokuara për Budapestin, në këmbim të mbështetjes së Hungarisë për ndihmën financiare për Ukrainën dhe për taksën minimale globale.

“Ne ishim në gjendje të pajtoheshim me BE-në, ku ne treguam një performancë të shkëlqyer teksa luftuam kundër hungarofobisë në botën që dominohet nga liberalizmi”, tha Orban gjatë konferencës vjetore për media.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë po ashtu tha se procesi i sundimit të ligjit në BE “është një gozhdë në arkivolin e bllokut”.

Më herët gjatë këtij muaji, Parlamenti Evropian u përfshi nga një skandal i korrupsionit, ku njëra prej nënpresidentëve u akuzua për përfshirje në një rast ryshfeti nga Katari, shteti nikoqir i Kupës së Botës në futboll. Orban tha se reputacioni i PE-së institucion që në shtator tha se Hungaria më nuk është “demokraci e plotë – tashmë është “joekzistent” në shtetin e tij. REL

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?