Kronikë

Vijon vaksinimi +18 vjeç deri në orën 20:00, Manastirliu publikon dëshmitë e qytetarëve: Të kënaqur që na u dha kjo mundësi

30 Qershor 2021, 15:49| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 15:59

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një video me dëshmitë e disa qytetarëve që kanë kryer vaksinimin antiCOVID në dy ditet e vaksinimit të hapur.

Manastirliu fton qytetarët të paraqiten prane qendrave të vaksinimit të cilat do të jenë të hapura deri ne oren 20:00 të mbrëmjes.

"Vijon në të gjithë vendin vaksinimi i hapur +18 vjeç në qendrat e vaksinimit të përqëndruar, ku ekipet tona mjekësore po bëjnë një punë të palodhur për t’iu përgjigjur në çdo kohë nevojave të qytetarëve. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00", shkruan Manastirliu.

Në video e publikuar nga Manastirliu qytetarët kanë vlerësuar nismën për vaksinimin e hapur dhe duke shprehur vleresim për organizimin e këtij procesi.

"Jam 33 vjeç dhe shpresoj ta bëjnë të gjithë".

"Tani ndihemi më të sigurt pas vaksinës".

"Shyqyr që na erdhi dita ta bëjmë".

"Duhet bërë patjetër vaksina që të zhduket sa më shpejtë ky virus"

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 955,498 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 399,246 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.  Procesi i vaksinimit po vijon të kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?