Foto nga Petrela

Vijon ndihma për familjet në nevojë, Veliaj: Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do bëhen nga e para

29 Mars 2020, 15:31| Përditesimi: 29 Mars 2020, 15:35

  • Share

Shpërndarja e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë, por sidomos për gjyshet dhe gjyshërit e vetmuar, vijon edhe në fshatrat më të largët të Tiranës.

Sipas zyrës së shtypit, Veliaj dorëzoi pako me ndihma ushqimore në familjet e Beqir Allarajt, Oltjan Qershorit, Blerim Qershorit dhe Veron Dervishit në Petrelë, banesat e të cilëve janë shpallur të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kreu i Bashkisë u kërkoi banorëve që të qëndrojnë në banesat e tyre gjer në kapërcimin e situatës së krijuar si pasojë e COVID-19, ndërsa i siguroi se për çdo kërkesë apo shqetësim, grupet e punës do të jenë aty për të ndihmuar.

Veliaj theksoi se sapo kjo situatë të kalojë, do të vijojë puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, ndërkohë që edhe për ato familje që jetojnë momentalisht në çadër, sikurse familja e Beqir Allarajt, do të bëhet sistemi i tyre në shtëpi-kontenierë.

Siç e ka dhënë fjalën kryeministri, do t’i bëjmë. Na zuri pak ngushtë kjo pandemi sepse ishim duke u marrë me shtëpitë”, tha ai.

Kryebashkiaku u shpreh se të parët që do të përfitojnë janë ato familje që aktualisht jetojnë në çadër.

“Shumë faleminderit, na keni ndihmuar shumë ju dhe stafi juaj”, u shpreh bashkëshortja e Beqir Allarajt.

Krahas pakove me ushqime, kreu i Bashkisë shpërndau edhe ilaçe të nevojshme, veçanërisht për moshat e treta, ndërkohë nënvizoi se shpërndarja e tyre do të bëhet në çdo familje që ka nevojë për medikamente.

Krahas familjeve që janë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tirancës vijojnë çdo ditë me shpërndarjen pranë banesave të pakove ushqimore për njerëzit në nevojë, pensionistët dhe për ata që janë në listat e ndihmës ekonomike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?