Foto nga Shkodra

Vijon shpërndarja e ndihmave nga bashkia e Shkodrës, ndihmohen 30 familje me ushqime e materiale higjienike

1 Prill 2020, 16:42| Përditesimi: 1 Prill 2020, 16:44

  • Share

Bashkia e Shkodrës vazhdon prej ditësh operacionin e shpërndarjes së ndihmave ushqimore por edhe materialeve higjienike për familjet më në nevojë në territorin e saj.

Ditën e sotme, ka ndihmuar 30 familje në qytet, duke u shpërndarë pako ushqimore bazë.

Operacioni i shpërndarjes së ndihmave vazhdon pandërprerë, sipas rradhës së emergjencës që kanë familjet më në nevojë.

Gjithashtu  po punon për sigurimin në vijimësi të ndihmës, duke patur parasysh se nuk ka akoma asnjë informacion mbi kohëzgjatjen e situatës aktuale në vend.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?