Vijon shpërndarja e naftës pa akcizë për fermerët në Lushnjë! Fermerët: 50% më e ulët se vjet! Disa patën vështirësi në plotësimin e dokumenteve

19 Maj 2023, 16:49| Përditesimi: 19 Maj 2023, 16:58

  • Share

Prej 8 Majit fermerët e Lushnjës dhe Divjakës që aplikuan për t’u bërë pjesë e skemës subvencionale të përfitimit të naftës pa akcizë në prill të 2023-shit, po vazhdojnë të tërheqin kartat e naftës në Zyrat e Agjencisë Rajonale te Ekstensionit Bujqësor në Lushnjë.

Procesi i shpërndarjes së kartave po kryhet sipas një grafiku të diktuar nga data e aplikimit. Sasia e naftës që përfitojnë fermerët këtë sezon përcaktohet në bazë të kulturës së mbjellë në parcela, e cila sipas tyre është 50% më e ulët se një vit më parë.

“Çdo gjë në rregull, kisha aplikuar dhe e mora”- tha ai.

“Shpresonim të ecnim me të dyja rrota e mjetit, siç ecëm vjet na dhanë dyfishin e naftës për dy mbjellje ndërsa sivjet na kanë dhënë vetëm për një mbjellje”, shprehet një fermer tjetër.

Në zyrën e AREB, në Lushnjë ka edhe fermerë që për shkak të paqartësive në plotësimin e dokumentacionit, u është shtyrë data e marrjes së kartës së naftës.

“Ia di për nder për vjet, nuk vuajta por tani. Bëj letra, merru me dokumentet dhe deri tani asgjë”, thotë një fermer tjetër.

Këtë vit në Lushnjë kanë aplikuar në total mbi 21 200 fermerë nga të cilët në Zyrën e Agjencisë Rajonale te Ekstinsionit Bujqësor janë shpërndarë deri më tani 480 karta nafte për Lushnjën dhe 210 për Divjakën

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?