Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Vijon shpërndarja e librave falas në shkolla, Ministria e Arsimit: Përfitojnë edhe kategoritë e veçanta për arsimin e mesëm e të lartë

7 Shtator 2022, 14:51
  • Share

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete socialet bëri me dije se vijon shpërndarja e librave shkollorë falas në shkollat e vendit.

“Këtë vit shkollor vazhdon angazhimi ynë që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë tekstet shkollore falas. Përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga Qeveria Shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, u shpreh Kushi.

Kushi falënderoi punonjësit arsimor të cilët janë angazhuar në mbarëvajtjen e procesit të shpërndarjes së librave.

“Falënderoj veçanërisht të gjithë mësuesit dhe personelin e shkollave për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi. Suksese në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësuesve!”, tha ministrja.

Për lehtësinë e prindërve, mësuese dhe vetë nxënësve, shpërndarja e librave po vijon të bëhet sipas një grafiku, i cili ka për qëllim shmangien e radhëve apo grumbullimeve gjatë procesit.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vera: 07/09/2022 16:09

    A ka mundesi qe njoftimet per cdo aktivitet apo proces qe lidhet me mesimet te merret edhe ne faqen zyrtare te Ministrise, se jeni bere nga ministra e politikeberes/zbatues, influencues instagrami....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?