Vijon rritja e çmimeve, 7.1% më shumë se në shkurt 2022! Kryesojnë qumështi dhe djathi

8 Mars 2023, 17:03| Përditesimi: 8 Mars 2023, 20:19

  • Share

TIRANË- Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në ekonominë globale vijojnë të jenë prezente. Në muajin shkurt, sipas INSTAT, çmimet në vendin u rritën plot 7.1% më shumë se shkurtin e vitit 2022, ndërsa një vit më parë kjo rritje ishte 3.9%, duke vuajtur pasojat e para të agresionit të Rusisë në Ukrainë.  Ndërkohë, sa i takon vitit 2023, ritmi i rritjes së çmimeve duket se ka pësuar një ulje të lehtë, nga 7.2% që rezultonte inflacionit në janar, në shkurt ai zbriti në 7.1%, ose 0.1 pikë.

Ndikimin më të madh në inflacionin e muajit shkurt e kanë patur grupet “Ushqime dhe pijet jo Alkolike”, 4.8%, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me 0.59%.  Në tabelat e publikuar nga INSTAT, bije në sy fakti se asnjë prej grupeve s’ka dhënë impakt negativ në rritjen e çmimeve, çka do të thotë se të gjitha grupet kanë kontribuar në rritjen e inflacionit. 

Sa i përket ndryshimit të çmimeve sipas grupeve kryesore, vëmë re se, rritjen më të madhe e regjistrojnë “Ushqimet dhe pijet joalkoolike”, me 13.5%. Në këtë grupim, ushqimet kanë patur inflacionin 14%, Qumështi, veza e djathi 28%. Edhe nëngrupet e tjera të ushqimeve, me përjashtim të frutave, që kanë regjistruar rënie të inflacionit, regjistrojnë inflacion të lartë gjatë shkurtit.

Ndërkohë grupi i dytë me rritjen më të madhe është “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, me 6.9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.5%.  Sa i përket grupeve të tjera, bije në sy rritja e çmimeve për transportin, që është zbutur ndjeshëm, pranë 1.7% gjatë shkurtit.  Grupi i “Energjia” ka patur një infalcion të lehtë, 3.1%.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?