Foto ilustruese

Vijon rënia e Euros në vlerën 114.4 lekë! Shkaqet janë remitanca, paraja informale dhe norma e interesit e Bankës së Shqipërisë

9 Mars 2023, 14:17| Përditesimi: 9 Mars 2023, 14:22

  • Share

Vijon rënia e monedhës Euro, kundrejt lekut shqiptar. Banka e Shqipërisë njofton se këtë të enjte një euro u shit me vlerën 114.4 lekë, ose 0.26 lekë më pak se të mërkurën kur vlera e shitjes u regjistrua në 114.66.

Rënia ka nisur prej fillimit të muajit mars, një periudhë jo e zakontë kjo për këtë trend të monedhës europiane. Kjo e fundit zakonisht shënon ulje gjatë verës me ardhjen e emigrantëve dhe gjatë festave të fundvitit. Kjo zbritje e euros këtë periudhë është e ngjashme me trendin e shënuar në dhjetor, kur euro arriti nivelin më të ulët historik 112.8 lekë në 28 dhjetor 2022.

Ulja e euros është tregues i pranisë me tepricë të monedhës europiane në vendin tonë. Shkaqet e rënies së euros janë remitanca, paraja informale, norma e interesit e Bankës së Shqipërisë që detyrojnë bizneset të marrin kredi në euro.

Komento

Komente

  • Or tej: 09/03/2023 16:09

    Fajin e kane Eurot qe futen me thase nga droga or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?