Vijon puna në kantierin e rrugës së Dukagjinit, Rama: Do e kthejë zonën në një pol të zhvillimit të turizmit

25 Janar, 14:54| Përditesimi: 25 Janar, 14:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” pamjet nga puna që po zhvillohet në kantierin e rrugës së Dukagjinit.

Rama e cilëson si një nga investimet më të vështira strukturore dhe shton se ky investim do të kthejë zonën në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit në të gjithë Shkodrën.

“Vijon puna në kantierin e rrugës së Dukagjinit, një nga investimet më të vështira infrastrukturore, që do ta kthejë këtë zonë në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmin në të gjithë Shkodrën”, shkruan Rama bashkangjitur videos.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?