TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim në saj të megaoperacionit ‘Tempulli’. Bëhet fjalë për Jurgen Harizi dhe Kastriot Levenishti ndërsa deri më tani janë 99 të ndaluar në Tiranë.
Nga megaoperacioni ‘Tempulli’ janë goditur 28 grupe kriminale që shisnin kanabis në të gjithë vendin.
Megaoperacioni u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023, duke çuar në pranga 233 persona që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.