Foto gjatë punimeve

Vijon lirimi i hapësirave të zaptuara, Bashkia e Tiranës projekt për Rikualifikimin Urban

13 Nëntor 2023, 15:21| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 15:24

  • Share

Bashkia e Tiranës vijon lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite dhe rikthimin e tyre në shërbim të komunitetit.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim dhe me Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë punuar  së bashku me Punëtorët e Qytetit për lirimin e sheshit të zaptuar në rrugën  "Rexhep Preza", në kuadër të projektit  për

“Rikualifikimin urban, të bllokut që kufizohet nga rrugët  “Lord Bajron, Riza Çuka, Pandi Dardha dhe Dritan Hoxha”. 

Projekti synon të kthejë këto hapësira në ambiente tërheqëse dhe të përdorshme për komunitetin, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gjatë këtyre tetë viteve, Bashkia e Tiranës është angazhuar në përmirësimin e mjedisit urban dhe sigurimin e hapësirave të lira për qytetarët. Projekte të ngjashme do të vazhdojnë në të ardhmen edhe në zona të tjera të qytetit për të përmirësuar infrastrukturën dhe përmirësuar jetën e përditshme të banorëve.

Punimet për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në Tiranë

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?