Kryeministri Abazoviç dhe Presidenti i Malit të Zi

Vijon kriza politike në Mal të Zi Abazoviç ‘thumbon’ kreun e shtetit: Do ishte e mrekullueshme nëse Potgorica do kishte presidente femër

28 Janar 2023, 15:35| Përditesimi: 28 Janar 2023, 15:37

  • Share

I “mposhtur” në parlament, por me mandat teknik për këtë detyrë, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç e shigjetoi edhe kësaj here kreun e shtetit, Milo Gjukanoviç duke thënë se shpreson që vendi të ketë një president të ri përmes zgjedhjeve presidenciale dhe me këtë rast tregoi preferencën e tij.

Do të ishte mirë, tha Gjukanovic, që të dilte me një kandidat të përbashkët dhe nga radhët e shoqërisë civile.

“Kjo do të ishte e mrekullueshme. Madje do të ishte shumë domethënëse nëse do të bëhej fjalë për një zonjë”, u shpreh ai.

Duke folur për rinisjen e negociatave për formimin e një qeverie të re nga shumica parlamentare që doli prej zgjedhjeve të vitit 2020, Abazoviç u shpreh i gatshëm të të dëgjojë propozimet, nëse ka të tilla.

“Nëse ka një propozim konkret se si duhet të duket, jam plotësisht i hapur ta dëgjoj, vetëm të mos të flasim kot”, ishte komenti i drejtpërdrejtë i tij.

Kryeministri dhe presidenti malazez janë prej kohësh në përplasjeje me njëri-tjetrin. Në shtator, partitë e shumicës parlamentare refuzuan nismën e Gjukanovicit për të shpërndarë Parlamentin dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, me qëllimin që të formohej ekzekutivi i ri.

Qeveria e Abazovicit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament, lëvizje kjo që u nxit nga nënshkrimi i Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?