Vijon aksioni për prishjen e 30 objekteve pa leje në Gjirin e Lalzit, pronarët s'kundërshtojnë (VIDEO)

23 Dhjetor 2020, 14:08| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 18:01

  • Share

IKMT ka vazhduar edhe sot punën për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën e parë në Gjirin e Lalëzit.

Puna ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur kundërshtime nga pronarët e objekteve.

Në plan për t'u prishuar janë 30 objekte. Aksioni ka filluar ditën e djeshme dhe janë lokale 1 deri 2 katëshe të ndërtuara pa leje që pritet të prishen.

Pronarët e tyre janë njoftuar sipas ligjit për ndërhyrjen e INUK dhe si dje ashtu edhe soti nuk ka pasur kundërshtime nga ana e tyre.

 Prishja e objekteve ka filluar në këtë periudhë të vitit në mënyrë që të mos cënohet sezoni turistik.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?