Vijojnë zgjedhjet në Universitetin "Fan Noli", dy kandidatë për rektor në Korçë

30 Korrik 2020, 13:56| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 14:25

  • Share

Që prej orës 8:00 të mëngjesit në Universitetin Fan Noli në Korçë, ka filluar procesi i votimit në bazë të të cilit do të zgjidhen organet drejtuese në këtë vend.

Qendrat e votimit janë hapur në 4 fakultete dhe votimi po vijon normalisht duke zbatuar protokollin e sigurisë.

Për postin e rektorit të Universitetit Fan Noli janë në garë Lorenc Ekonomi dhe Dhimitër Belo.

Fakulteti i Ekonomisë ka dy kandidate, Ledina Alolli dhe Sonela Stillo, ku votojnë 34 pedagogë.

Fakulteti i mësuesisë ka tre kandidatë Irena Nika, Pavllo Cicko dhe Jonela Spaho, ku votojnë 45 pedagogë.
Fakulteti i Bujqësisë ka vetëm një kandidat, Gjergji Mero dhe votojnë 24 pedagogë.

Fakulteti i Shkencave ka një kandidat Robert Damo dhe votojnë 50 pedagogë.

Votimi do të vazhdojë deri në orën 16:00 ku stafi akademik dhe studentët do të zgjedhin rektorin, senatet akademike dhe përgjegjësit e departamenteve.


Lajmi kryesor:

Sot po zhvillohen zgjedhjet në universitete, tre kandidatë për rektor në Tiranë! Kutia e votimit me logon e PS


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?