Bota

Vijojnë sulmet dhe kërcënimet e deputetëve në Britaninë e Madhe, në pranga një i dyshuar

7 Nëntor 2021, 06:02| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 06:10

  • Share

Britani- Një ‘revoltë’ me piketim deputetësh duket se ka nisur së fundmi në Britaninë e Madhe. Pak momente më parë autoritetet kanë vënë në pranga një qytetar në Douglas si të dyshuarin kryesor për kërcënimet e vazhduara të deputetes nga Partia e Punës. Personi i arrestuar ende i paidentifikuar është duke u marrrë në pyetje nga autoritetet ndërkohë ende nuk është zbuluar deputetja e kërcënuar me jetë për mediat. Sipas saj, dikush e telefonoi duke e kërcënuar se do ta vriste më 18 tetor.  

Kërcënimet u bënë edhe më shqetësuese në momentin që ish- deputeti britanik Sir David Amess, anëtar i parlamentit u godit disa herë me thikë duke gjetur vdekjen në kishën e Essex. Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor dhe për vrasjen e tij u akuzua një 25 vjeçar.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?