Foto ilustruese

Vijojnë reshjet e breshërit në Korçë! Dëme të konsiderueshme në bujqësi

24 Qershor, 19:48| Përditesimi: 24 Qershor, 19:52

  • Share

Rreshjet e breshërit kanë vijuar dhe pasditen e sotme në Qarkun e Korçës. Pas Ersekës, më të prekura nga breshëri janë fshatrat e Korçës: Voskop, Goskovë dhe Gjonomadh.

Shiu i përzjerë me breshër duket se ka bërë dëme të konsiderueshme më tepër tek perimoret dhe pemtoret me frut të zhvilluar, më pak dëme janë evidentuar tek të lashtat.

Stuhia e sotme me shi dhe breshër zgjati afro 30 minuta duke rënduar bilancin e dëmeve tek sektori bujqësor në Qarkun e Korçës. Grupe pune janë ngritur ditën e sotme në këto zona për të inspektuar mbi dëmet e shkaktuara, vlerësimi i tyre pritet të vazhdojë dhe ditën e nesërme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?