Kukësi, Dibra dhe Korça përfshihen nga reshje dëbore, disa rrugë të kalueshme me zinxhirë, ARRSH tregon akset problematike! Mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra (Video)

22 Mars 2021, 08:25| Përditesimi: 22 Mars 2021, 17:11

  • Share

Raportohet se rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërkohë që ka probleme me energjinë elektrike në disa zona rurale, Po ashtu në disa fshatra rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë.

Në Qarkun e Korçës gjatë natës kanë vazhduar reshjet e dëborës, me intensitet dhe në zonat +1000m të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Reshjet e dëborës vazhdojnë, por me intensitet më të dobët. Trashësia varion nga 5cm-25cm në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.

Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen Dimërore me Borëpastruese dhe grupe pune. Nuk ka probleme në qarkullimi dhe kalimi bëhet pa zinxhirë. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë.

Në njësinë Administrative Trebinjë e Velcan ka mungesë energjie dhe po punohet nga OSHEE.

Sakaq ARRSH ka dhënë njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore kombëtare në të gjithë vendin, ku në disa akse qarkullohet me zinxhirë.

 

 

Ora 17:09
Ngricat në rrugë prej dëborës, ARRSH këshilla për shoferët: Këtu duhet të bëni kujdes

1616429443_16328252712722654298347302791851343786472096n.jpg

Situata e akseve rrugore problematike të krijuara si pasojë e reshejve të dendura të dëborës në 2 ditët e fundit, si duket është normalizuar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka probleme në asnjë nga akset kombëtare, ndërsa u kërkon drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm me shpejtësinë dhe të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Në terren me mjete e punëtorë për të pasur qarkullim normal dhe të sigurt, pa prezencë bore apo ngricash. Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare, ku puna vazhdon për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

Ora 10:05
Reshje dëborë në disa qytete, ARRSH njofton mbi gjendjen e akseve kombëtare: Këto janë rrugët ku qarkullohet me zinxhirë

Autoriteti i Rrugëve ka dhënë njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare në të gjithë vendin, pas përfshirjes së disa qyteteve me reshe dëbore.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare: Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës

Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht

Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë

Qarkullohet me zinxhirë në: Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

Vazhdon puna për pastrimin e akseve: Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Ora 08:58
Bllokohen disa zona në qarkun e Dibrës, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e borës kanë bllokuar disa zona në Qarkun e Dibrës. Rruga nacionale Peshkopi - Tiranë është e kalueshme me zinxhir, pjesa më problematike të saj është segmenti Fushë - Bulqizë deri në Qafën e Buallit.

Rruga ura e Çerenecit-Librazhd aktualisht është e bllokuar. Disa fshatra të Bulqizës kanë që gjatë natës pa energji elektrike dhe qyteti i ri Bulqizë ku nga komunikimet me drejtorin e OSHEE janë ngrit grupet e punës për eliminimin e avarive.

Ora 08:47
Kukësi përfshihet nga reshje bore, rrugët rurale të kalueshme me zinxhirë, në disa zona mungon energjia elektrike

 

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore. Lartësia e borës në zonat malore arrin deri në 60 cm dhe në qytet 15 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  natës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrimin nga bora.

Angazhimi i  kontraktorëve që kanë në performance rrugët nacionale është i plotë.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç  Nj.Ad Tërthore, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis, Kolsh, Surroi, Arren dhe Malzi, Bashkia Kukës dhe NjA Golaj dhe Fajza Bashkia Has.

Në qytetin e Kukësit ka ndërprerje të herepashershme të energjise elektrike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?