Kronikë

Nis asfaltimi i lotit 3 të Unazës së Madhe, Balluku: Për 3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë, deri më 20 prill pjesa e mbetur

28 Mars 2021, 22:28| Përditesimi: 28 Mars 2021, 22:45

  • Share

Ka nisur asfaltimi në lotin 3, në Unazën e Madhe. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në segmentin Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri dhe duke ndjekur punimet që po bëhen në këtë segment tha se për 3 ose 4 ditë parashikohet të hapet segmenti i parë i këtij loti dhe më pas nis asfaltimi për pjesën e dytë.

Ndërsa deri më 20 prill, Balluku theskoi se parashikohet të hapet pjesa e mbetur dhe më pas i gjithë loti i 3 do të dorëzohet për përdorim nga automjetet ashtu siç u bë me lotin e parë.

"Shpresoj  që moti mos të na ndikojë të mos kemi problematika, për shkak të ndonjë shiu dhe ritmi të mos bjerë deri në përfundim të kësaj vepre. Ju parashikoni që për  3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë. Deri më 20 prill parashikojmë  të hapim pjesën e mbetur. I gjithë loti i 3 do të dorëzohet për përdorim nga automjetet ashtu siç u bë me lotin e parë", tha Balluku.

Megjithatë ministrja parashikoi vonesa duke përmendur se javën që vjen në vendin tonë priten shira. Ndërkaq Balluku theksoi se në këtë zonë ka pasur problematikë me shpronësimet, duke shtuar se qeverisë i është dashur që të ndërhyjë.

"Në këtë zonë, ka pasur problematikë me shpronësimet. Na është dashur që të ndërhyjmë që të shpronësojmë banorët. Të gjitha projektet tona janë me studime të mirfillta. Kemi shtuar korsinë e biçikletave. Ne duam që vera të jetë plot me turistë në të gjithë Shqipërinë".

Komento

Komente

  • gon sallata: 29/03/2021 00:26

    AVASH--AVASH, AMAN MOS U NXITONI TA MBARONI UNAZEN E MADHE,,,,NE SI POPULL PRESIM DHE 20 VJET TE TJERE ,,,SE 30 VJET PRITEM DHE NUK U MERZITEM,,,,,E MOS U ZINI,,,NE NUK JU KERKOJME ASGJE ,,AS RRUGE,,,AS UJE,,AS BUKE,,AS SPITALE,,,AS PUNE,,,HAME DHE BAR PO TE DONI,,,ASGJE NUK DUAM ,,AMAN VETEM JU MOS BENI SHERR ME NJERI-TJETRIN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?