Punimet në kanalizimet në Mat

FOTO/ Punimet për rrjetin e kanalizimeve në Mat, Rama: Investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore

12 Shkurt, 11:11| Përditesimi: 12 Shkurt, 11:43

  • Share

Në Bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiatin e trajtimit të tyre.

Projekti përfshin qytetin e Burrelit dhe zonat periferike të tij duke i dhënë zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga punimet, ndërsa thotë se është një investim shumë i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore.

Sipas Ramës nga ky investim përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut.

‘Vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel, një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore, nga i cili përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut.’- shkruan Rama.

Projekti parashikon shtrimin e rreth 24 kilometrave linjë të kanalizimeve, 300 puseta për disiplinimin e ujërave të ndotura dhe shtrimin e rrjeteve sekondare dhe terciale.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • EX MILITARY: 12/02/2024 12:00

    o maskarenj e shikoni thellesine e germimit apo jo,si e lejoni nje gje te tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?