VIDEO/ Vijojnë punimet në rrugën Prekal-Kir, segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit

31 Gusht 2023, 08:18| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 13:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku evidentohen punimet në rrugën Prekal-Kir. Ky do të jetë segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, financuar nga qeveria shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama.

Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me fondin prej 200 805 067 lekë, ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km. 

Projekti konsiston në sistemimin, profilimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga Fshati Prekal deri në hyrje të Fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit  dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.

Rruga do të ketë një gjerësi të përgjithshme prej 5.00 m, duke ruajtur aksin e rrugës ekzistuese. Punimet pritet të përfundojnë deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Ky aks rrugor, në të cilin nuk është investuar prej vitesh, ka një dimension  strategjik për zhvillimin e turizmit në rajonin e Shkodrës dhe të Tropojës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 31/08/2023 10:31

    Bravo. Shpresojme te punohet mirë se ai vend ka shume rreshqitje guresh dhe dimrit, gjithmone e bllokuar nga bora ne malin e Shoshit. 5 m, normalisht kalojne dy makina. Kjo do ndihmoje të zhvillojne zonen, te kthejne disa banore per te mbjellur miser, fasule e te tjera fruta e perime, dhe y’a mbyllin kancerin e ardhur nga Lazarati!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?