Rruga Kardhiq-Delvinë

Vijojnë punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë, ARRSH publikon pamjet (FOTO)

16 Korrik 2020, 17:54| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 18:04

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar foto nga punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë, Loti 4 duke treguar se vijojnë me ritme të larta. Aktualisht ka përfunduar shtresa e asfaltit në kilometrin e parë dhe ura me gjatësi 60 metra.

Sipas njoftimit, gjithashtu janë drejt përfundimit punimet e gërmimit  si dhe të veprave të vogla të artit. Në urën tjetër kanë përfunduar punimet e nënstrukturës dhe vazhdon puna për prodhimin e trarëve. Rruga Kardhiq-Delvinë është pjesë e një ndër akseve më të rëndësishme në vend, atë të Tiranë-Sarandë.

Ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të rëndësishëm infrastrukturor që do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë me 3-4 orë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?