Rruga Thumanë-Ishëm

Vijojnë punimet në aksin Thumanë-Ishëm, rruga që lidh bashkinë e Krujës me bregdetin për pak muaj do të jetë gati

18 Janar, 10:16| Përditesimi: 18 Janar, 11:20

  • Share

Rruga Thumanë-Ishëm, që lidh bashkinë Krujë me bregdetin për pak muaj do të jetë gati.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe pamje nga punimet që po kryhen në këtë rrugë.

“Aksi Thumanë – Ishëm do të jetë në parametrat e duhur për t’i dhënë një akses të ri rrugor përdoruesve të mjeteve si dhe një mundësi më shumë për banorët e zonës dhe ekonominë rurale”, theksoi Rama.

Ky aks ka një gjatësi prej 6 km dhe pritet të jetë në parametrat e duhur.

Ndërkohë që edhe ndërtimi i rrugës Thumanë – Kashar do të lehtësojë ndjeshëm gjithë trafikun në Fushë Krujë dhe kthen në normalitet qarkullimin e mjeteve në akset kombëtare që kalojnë në territorin e bashkisë Krujë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?