Opozita maqedonase, e udhëhequr nga partitë VMRO DPMNE dhe E Majta, mbetet me qëndrimin se propozimi “rrënon” identitetin maqedonas, gjuhën dhe të kaluarën historike. Propozimi nuk do të kalojë në momentin kur do të nevojitet miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave, të cilat shumica parlamentare nuk i ka.
“Konkluzionet do të kishin kuptim vetëm nëse Qeveria [e Maqedonisë së Veriut] pranon të korrigjohet propozimi francez, duke hedhur poshtë të gjitha shantazhet, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës. Nëse pranohet kështu, Maqedoninë [e Veriut] do ta fusin në një proces të krizave politike dhe tensioneve, në dhjetë vjetët e ardhshëm. Por, besoj se propozimi do të ngecë te ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-së.
Në një postim në Facebook, Spasovski thotë se protestat e djeshme dhe ato të ditëve më parë nuk kanë qenë të paraqitura siç duhet dhe i fton organizatorët për përgjegjësi.
“Të nderuar qytetarë, maqedonas, shqiptarë, serb, turq, romë, vllehë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ju siguroj se policia e Maqedonisë mbetet në nivelin e detyrës së saj për mbrojtjen e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për protesta dhe gjithsesi të sigurisë së institucioneve dhe qytetarëve”, ka shkruar Spasovski në Facebook.
Lajmi kryesor:
Asnjë vendim për 'propozimi francez'! Nesër mblidhet sërish Kuvendi i Maqedonisë së Veriut! Von der Leyen: Nëse e miratoni, negociatat mbahen javën e ardhshme
G.MO//ReportTv.al