Kronikë

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, ikën Dhimitraq Ziu nga policia rrugore, emërohet Altin Qato

28 Tetor 2021, 22:42| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 15:15

  • Share

Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, lëvizjet  në shefat e sektorëve të policisë vijojnë të ndodhin. Në Tiranë ndryshimi i fundit ka qenë ai i kreut të policisë rrugore Dhimitraq Ziu i cili ikën nga drejtor i Policisë Rrugore dhe emërohet zëvendësdrejtor për rendin në  DVP Durrës! Ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Qato.

Po ashtu, Vehbi Bushati, më herët drejtues në disa DVP, emërohet Drejtor i Drejtorise së Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme

Këto ndryshime vijnë pas ndryshimeve të bëra më herët në nivel komisariatesh në Tiranë, por edhe lëvizje në shefat e sektorëve të policisë së Korçës

Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popo: 29/10/2021 19:00

    Iken drejtor ketej, shkon andej.. po te ishin aq te vleresuar ne punen e tyre nuk do iknin nga nje vend ne vend tjeter, kur e nxjer dike nga nje vend domethen nuk be me per drejtor. Ky gledis sdi ca te bej edhe ben sikur bwn dicka

    Përgjigju
  • Ladi: 29/10/2021 09:11

    Ore prape ky Qato...ky delenxhiu I LSI

    Përgjigju
  • titi: 29/10/2021 08:22

    ka filluar te vlersohen profesionistet..bravo

    Përgjigju
  • Tirona: 28/10/2021 23:37

    Pa sinjalistiken e duhur nuk ka drejtor qe te rregulloj trafikun si brenda qytetit ashtu dhe jashte qytetit

    Përgjigju
  • Shoku i klasës në Sauk: 28/10/2021 22:53

    Disa kanë lindur vetëm për drejtorë!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?