Ogerta Manastirliu dhe Bardh Spahia

PD akuza ndaj Manastirliut: Terr informativ rreth numrit të testimeve, po fshihet realiteti

30 Gusht 2020, 20:05| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 20:08

  • Share

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka vijuar me akuzat ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për testimet e Covid19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se vijon terri informatim i numrit ditor të tamponëve,  pas premtimit të ministres se do dyfishohej numri i tyre.

Sipas tij ministria jep një shifër totale të testimeve të kryer, pa specifikuar se sa janë tamponë për raste të dyshuara dhe kjo strategji vijon që prej ditës së parë.

Më tej Spahia ka theksuar se është skandaloze kokëfortësia për të mos rritur numrin e testimeve, si një mënyrë për t’u lehtësuar punën mjekëve dhe për patur kontroll mbi Covid-19.

"Prej ditësh tashmë, e sidomos pas premtimit të ministres se do dyfishohej numri i tamponëve, vijon të thellohet terri informativ rreth numrit të tyre ditor !!!! Në fakt, ministrja ka trefishuar gënjeshtrën e vet dhe e bën cdo ditë përmes raportimit ditor! Jep një shifër totale të testimeve të kryer, pa specifikuar se sa janë tamponë për raste të dyshuara, pra ajo që sipas protokollit quhet gjurmim dhe sa është numri i tamponëve që bëhen me kërkesë të qytetarëve për nevoja të tyre udhëtimi e emigracioni. Sa nga ajo shifër e përgjithshme që jep ministria janë teste serologjike ?

Asnjë informacion i tillë nuk ndahet me publikun, por jepet një shifër përgjithësuese, që natyrisht është pak më e lartë, sesa shifrat në kohën kur shteti kishte monopolin e kryerjes së tamponëve! Por tek ajo shifër, përfshihen edhe tamponët e kryer në privat, shumica nga emigrantët dhe këtë ministria e shëndetësisë nuk e thotë! Sepse vijon e njëjta strategji, që prej ditës së parë: mashtrimi i opinionit publik përmes fshehjes së realitetit! Eshtë skandaloze kokëfortësia për të mos rritur numrin e testimeve, si një mënyrë për t’u lehtësuar punën mjekëve, për të kryer protokollin bazë, gjurmimin e për patur kontroll mbi Covid-19 ! Si asnjë homolog i tij në botë, Edi Rama i ka braktisur qytetarët e vet në këtë periudhë të vështirë pandemie dhe me mungesat kaq evidente, zgjedh mashtrimin, në vend të rritjes së buxhetit për shëndetësinë", shkruan Spahia.

Komento

Komente

  • Shqip: 31/08/2020 09:34

    Foto e zonjes mbas orgjise

    Përgjigju
  • Voci: 30/08/2020 21:28

    Doli Spahi Babalia.Jeni karte e djegur.Ua kane pire lengun Shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?