Foto ilustruese

Kronikë

Vijoi muzikën edhe pas orarit të mbylljes, gjobitet pronari i lokalit në Librazhd, shkeli masat anti-COVID

14 Gusht 2021, 12:10| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 12:12

  • Share

Në kuadër të kontrollit për zbatimin e planit të masave anti-COVID për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, policia e Librazhdit ka “goditur” një tjetër rast në fshatin Mirakë.

Për shkak se ka vijuar muzikën edhe pas orarin të përcaktuar për mbyllje, pronari i lokalit A.T, u konstatua nga policia dhe u gjobit me masën administrative prej 1.000.000 lekësh.

Apelet janë të vazhdueshme për administratorët dhe pronarët e lokaleve në mënyrë që të respektojnë masat anti-COVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrim aktiviteti.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • taulant: 14/08/2021 13:20

    e paskan gjet nje pemthym ne librazhd policet e ard veliut. nderkohe kur eshte puna per orange ne sarande qe punon perdite gjith naten deri ne mengjes mes grumbullimesh dhe skandalesh dhe nuk ka as gjoba as shkelje masash...sa turp. nejse sjam kunder orange dhe grumbullimeve por jam kunder kufizimeve sepse e kan cuar vendin ne nje sistem te tmerrshem korrupiv. ca punojne dhe ca jo, ca te nones ca te njerkes, kjo eshte e vetmja norme (antikushtetuese dhe antiligore) qe ndermarrin organet ligjzbatuese. i ka dhene rama nje shkop ne dore dhe kta bejne si maliqi. ska asnje kushtetues asnje ligj tjeter makar VKM ne fletoren zyrtare qe kufizon jeten ndaj cdo veprim i policise eshte arbitrar dhe antiligjor, i denueshem dhe duhet paditur menjehere ne gjykate nga cdo individ apo subjekt qe demtohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?