Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe foto nga trinjakët

Vijnë në jetë trinjakët në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë', Manastirliu publikon foton dhe i bën apel qytetarëve: Zbatoni masat anti-COVID

15 Shkurt 2021, 10:32| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 10:40

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e nisi mëngjesin e sotëm duke publikuar përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, foton e ëmbël të trinjakëve Alteo, Arsli dhe Alesia, të cilët lindën shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Manastirliu në postim i bëri edhe apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave anti-COVID dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?