Arrestimi i Sasha Çagjenoviç

Vihet në pranga prokurori special i Malit të Zi! Dyshohet për lidhje me krimin

9 Dhjetor 2022, 13:01| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 13:28

  • Share

MALI I ZI- Prokurori special i Malit të Zi, Sasha Çagjenoviç është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) nën dyshimin se ai është i implikuar në veprimtari kriminale dhe se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Ai u dërgua në ndërtesën e SDT-së për t'u marrë në pyetje, raportojnë mediat malazeze.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Shtetit Vukas Radonjiç, ai është arrestuar për shkak të dyshimit se në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. .

“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun me kohë për veprimet e saj të mëtutjeshme dhe gjendjen e procedurës dhe posaçërisht theksoj se autoritetet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, fytyrat publike dhe personat e tjerë janë të obliguar t'i përmbahen prezumimit të pafajësia dhe në rrjedhën e procedurës nuk cenojnë rregullat tjera të procedurës dhe të drejtat e personave kundër të cilëve po zhvillohet procedura”, është shprehur Radonjiç.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 09/12/2022 14:45

    Arben Kraja i SPAKUT ohhhhh ben qef kodoshi se i ka miqte qe e emeruan ne MBROJTJE te tij te viles ne Làlëz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?