Pamje nga stuhia në Rusi

VIDEO/ Stuhia godet Rusinë, 500 mijë njerëz pa energji elektrike

27 Nëntor 2023, 11:26| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 11:31

  • Share

Një stuhi e fortë ka goditur Rusinë jugore dhe Krimenë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Rreth 500,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Krime, sipas një këshilltari të Aksionov, Oleg Kryuchkov.

Moti i keq, të cilin mediat ruse e kanë quajtur ” stuhia e shekullit” dhe “megastuhi”, ka nisur ditën e djeshme (26 Nëntor).

Në rajonin e Krasnodarit, ku ndodhet Soçi dhe Anapa, të cilat shumë rusë i preferojnë për pushimet e tyre, qindra pemë si dhe struktura të shumta metalike në plazhe janë shkatërruar si pasojë e erërave të forta.

Në Vitiazevë, afër Anapës, stuhia përmbysi një anije të madhe mallrash me flamur Belizean, Blue Shark, sipas të njëjtit burim. Në Soçi moti i keq shkaktoi probleme në qarkullimin hekurudhor për shkak të rënies së pemëve në shinat hekurudhore.

Në Krime, janë përmbytur autostradat, me makinat që ishin mbuluar nga uji, raportojnë mediat e huaja.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?