Policia e Tiranës

Vidhte produkte ushqimore në markete, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

3 Nëntor 2023, 12:04| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 12:05

  • Share

TIRANË- Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se është autori i vjedhjeve të disa marketeve në kryeqytet. Në pranga ka rënë Gerti Danglli, i cili dyshohet se është autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore në markete.

“Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas”, njofton policia.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?